Është arrestuar një burrë në fshatin Kqiq të Mitrovicës pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri.

Personit në fjalë iu është sekuestruar një pushkë automatike, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja.

Sipas Policisë, i dyshuari ka shtënë me armë në muret e shtëpisë së një burri tjetër ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.