Mitrovicë: Arrestohen katër të dyshuar për grabitje nën kërcënimin e armës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për grabitje në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, katër të dyshuarit dyshohen se para një muaji kanë grabitur para nën kërcënimin e armës.

“Arrestimi i katër të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme, pasi të dyshuarit dyshohen se me datën 29 prill 2023, në rrugën ” Hasan Prishtina” në Mitrovicë, të maskuar e nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë e parave.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se kanë kontrolluar edhe shtëpitë e tyre ku janë gjetur edhe substancë e dyshaur naktotike.

“Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, janë realizuar edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme lidhur me veprën penale grabitje. Gjatë kontrollit në tri lokacione është gjetur dhe është konfiskuar edhe substancë e dyshuar narkotike, me këtë hetimet janë duke i vazhduar hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN).”, njofton Policia.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Postimi i plotë: