Policia e Kosovës
Mitrovicë: Aksidentohen dy vetura, lëndohen gjashtë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujevë, përkatësisht në vendin e njohur si “Tuneli i Parë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime” deklaroi Zahiti.