Qytetarët e Mitrovicës, po ndihen të zhgënjyer pas rizgjedhjes së Isa Mustafës, kryetar i LDK-së, dhe jo bashkëvendases së tyre Vjosa Osmanit.

Njëri nga ta madje ka thënë për Klan Kosovën se Isa Mustafa do duhej të jepte dorëheqje vet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi ka kryer misionin e tij dhe se duhet lënë më shumë hapësirë për gjeneratat e reja.

”Kemi shpresuar shumë Vjosa Osmani të zgjidhet kryetare. Jam i zhgënjyer, kam shpresuar shumë që gjeneratat e reja do të vijnë. Por ndodhi çfarë ndodhi. LDK ka njerëz të fortë brenda partisë por duhet t’ju jap shans gjeneratave të reja”.

”Isa Mustafa ka punuar sa ka punuar, por siç do duhej të ndodhte është që ai do duhej të jepte dorëheqje vet e jo të vinte deri në rizgjedhje të të parit”.

”Udhëheqësia e LDK-se duhet të ketë vend për rininë, duhet rinia ta udhëheq. Në atë kohë ka qenë shumë mirë. Gjeneratat e reja mund të sjellin potencial të ri, pasi gjeneratat e vjetra, gjenerata jonë e ka kryer misionin”.

Ngjashëm është shprehur edhe një tregtar i asaj ane, njofton Klan Kosova.

”Kishte me qenë e udhës, Vjosa Osmani i njeh gjërat shumë më mirë, është e këtij rajoni. Jam shumë i zhgënjyer, sepse Vjosa Osmani është lartë. Vjosa Osmanit do duhej t’i jepej më shumë hapësirë”.

loading…