Policia e Kosovës

Mitrovicasi tmerrohet, e gjuajnë me armë zjarri derisa po lëvizte me veturë

Mbrëmë, rreth orës 21:00, në rrugën për te Kampi Danez në Mitrovicë, ka pasur të shtëna me armë zjarr.

Sinjali mëson se disa persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veturë e cila ishte në lëvizje.

Në veturën që u qëllua nga të dyshuarit, ndodhej viktima, i cili u shqetësua jashtëzakonisht shumë, pasi dëgjoi të shtënat me armë.

Shoferi i veturës ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, me shpresën se të dyshuarit do të kapen sa me shpejtë dhe të zbulohet se cili është motivi i rastit.

Sipas burimeve te Sinjalit, viktima ka deklaruar se nuk ka ndonjë problem me dikë, qe mund t’i shkaktonte një rrezik kaq të madh për jetën, siç është gjuajtja me armë në drejtim të tij.

Njësia e Hetimeve ka marrë deklaratën e ankuesit i cili e ka përshkruar momentin kur ndodhi ngjarja dhe u përball me të shtënat, ndërsa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “kanosje”.

Gazeta mëson se nga te shtënat ne armë, dëme ka pësuar vetura me te cilën po lëvizte viktima, duke u dëmtuar për shkak të predhave.