Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, I dyshuar për veprën penale “Kanosje”.
Në njoftimin e policisë thuhet se në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’.
Sipas policisë bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga një person i dyshuari.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’
Mitrovicë, 17 gusht 2022
Në orët e mbrëmjes së datës 17 gusht 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’.
Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Ballkani.info







