Mitrovicasi e kërcënon nënën e tij pasi nuk i dha para

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në rrugën “Pjetër Budi” në Mitrovicë rreth orës 15:00.

Arsyeja e këtij arrestimi është se i dyshuari pas një mosmarrëveshje, i ka kërkuar para dhe më pas e ka kërcënuar nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe duke i kërkuar para e ka kanosur nënën e tij viktimë femër kosovare”, njofton policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.