Mitrovica sot me asnjë rast, kjo është gjendja e të infektuarve me koronavirus

Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se 5 mostrat e marra sot për testim, kanë rezultuar negativ me COVID19.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve është stabile.

Ky është postimi i plotë:

5 mostra që janë dërguar sot në testim për COVID-19, ku fatmirësisht nga IKShP-ja kemi marrë njoftimin se të gjitha kanë dalë negative. Kur i shtojmë edhe faktin se më nuk kemi raste tjera të dyshuara nga kontaktet e të prekurve me COVID-19, ky është një lajm shumë i mirë për Mitrovicën.

Gjendja shëndetësore e të rezultuarve pozitiv ditëve të kaluara është stabile dhe sipas mjekëve nuk ka hapësirë për shqetësim.

Siç e dini, të gjithë të prekurit me COVID-19 në Mitrovicë janë raste kontakti të të njëjtit rreth familjar dhe besoj ditëve të ardhshme nuk kemi të prekur të tjerë.