Takimi u karakterizua nga një atmosferë pozitive dhe diskutime të hapura mbi çështjet kryesore që preokupojnë qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë. Në qendër të bisedimeve ishte vizioni i saj për një Kosovë më të zhvilluar dhe të drejtë, duke u fokusuar në çështje si mirëqenia sociale, transparenca në qeverisje dhe zhvillimi ekonomik.
Ganimete Havolli garon si kandidate për deputete në kuadër të koalicionit “Për Kosovën Fituese” me numrin zgjedhor 137 dhe mban numrin 57 në listën e kandidatëve. Fushata e saj ka fituar mbështetje të gjerë në të gjithë rajonin, ndërsa znj. Havolli i fton qytetarët të jenë pjesë e një procesi ndryshimi për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Unë jam e bindur se me përkushtim, punë të palodhur, transparencë dhe bashkëpunim të sinqertë, ne mund ta transformojmë Kosovën në një vend më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar,” tha ajo gjatë fjalimit të saj para pjesëmarrësve të shumtë në takim. Mbështetja e banorëve të Mitrovicës për Ganime Havollin reflekton besimin e tyre në vizionin dhe përkushtimin e saj për t’i shërbyer vendit. Ajo vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për qytetarët dhe një simbol i shpresës për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.







