Mitrovica kalon në zonën e kuqe, policia jep detaje

Komuna e Mitrovicës ka kaluar nga zona e verdhë në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me Covid-19. Kjo komunë ka 351 raste pozitive, 14 persona të hospitalizuar derisa 865 të tjerë e kanë mundur virusin.

Ahmet Xhosha, komandant në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka treguar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar respektimin e masave anti-Covid.

“Policia shumë shpejt i ka marrë masat e duhura dhe është organizuar tani në fazë tjetër dhe kemi vendosur në të gjitha hyrje-daljet e qytetit pika statike. Gjithashtu edhe në brendi të qytetit policia po këshillon qytetarët që nga sonte ka filluar ora policore”, tha ai për RTV Dukagjini.

Ai thotë se qytetarët po respektojnë rekomandimet e dhëna.