Mitrovica (F) shkruan historinë në futbollin e Kosovës, fiton ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

Skuadra e femrave të Mitrovicës ka shkruar historinë e futbollit të Kosovës në kategorinë e vetë.

Vashat mitrovicase kanë arritur për herë të parë të fitojnë një ndeshje në garat evropiane që pas pranimit të Kosovës në instancat më të larta të futbollit, më saktësisht në ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve.

Mitrovica ka mposhtur 2-1 skuadrën e Ol. Cluj, me golat që u shënuan gjatë pjesës së parë dhe kështu është lidere e grupit momentalisht.

Liridona Syla (24’) dhe Ambra Gjergji (30’) i siguruan tre pikë të arta skuadrës së tyre, duke qenë edhe befasia e rezultateve të para preliminare.

Pos ekipit rumun, Mitrovica gjendet në grup me ekipin bullgar NSA Sofia dhe ekipin malazez Breznica.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës kosovare do të jetë ndaj NSA Sofias më 10 gusht dhe ndeshja përmbyllëse e fazës preliminare do luhet me 13 gusht ndaj Breznicës.

loading…