Mitrovica do t’i nderojë ushtarët danezë që shpëtuan shqiptarët nga masakra në veri

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën 25 të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë.

Kjo masakër është kryer në prani të ushtarëve francez të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut. Vrasjet do të ishin shumëfish më të mëdha, sikur të mos reagonin pjesëtarët danez të KFOR-it, që ishin shumica të vendosur në jug, shkruan Ballkani.info.

“Mitrovica e ka borxh të paktën një mirënjohje ta ndajë për shtetin e Denimarkës, ushtarët e të cilës rrezikuan jetën e tyre për ta shpëtuar popullatën civile në veri”, ka shkruar Gazmend Morina, ish gazetari i njohur nga Mitrovica, aktualisht drejtori i Ndërmarrjes Rajonale të Pastrimit në Mitrovicë “Uniteti”.

E thirrjes së tij i është përgjigjur Fatmir Mujka, nënkryetar i Mitrovicës.

“E saktë. Me sa di në Prill do të organizohet një takim me ish ushtarë të KFOR-it danez ku edhe do të ju shpërndahen falemnderimet e merituara”, ka shkruar Mujka. /Ballkani.info/