MIT kërkon kujdes nga vozitësit për shkak të punimeve që po bëhen në rrugën Prishtinë – Pejë

Ministrisia e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar kujdes të shtuar nga ngasësit për shkak se po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçjet e autostradave.

Ndërsa puna do të vazhdojë edhe në disa vende të Kosovës, prandaj kërkohet kujdes i ngasësve nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë, thuhet në komunikatën për media.

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, po punohet në zëvendësimin e pahive elastike (mbrojtëset e metalta) të dëmtuara apo të larguara nga qytetarët.