Misteri për një të zhdukur, Prokuroria kërkon listën e pasagjerëve që ishin në autobusin e tragjedisë

Gabimi njerëzor është dyshimi kryesor që besohet të ketë shkaktuar aksidentin me autobusin e Maqedoninë së Veriut në një autostradë të Bullgarisë, ka deklaruar në Sofje, zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar në Bullgari, Borislav Sarafov. Në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e 44 personave, tetë kanë mbijetuar, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.

Për ta zgjidhur misteri për udhëtarin e 52-të, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoni i ka lëshuar urdhër Sektorit për Punë të Brendshme që t’i ofrojë listat me pasagjerët që kanë qenë në autobusin e BESA Trans, që janë nisur nga Republika e Maqedonisë së Veriut më 18.11.2021, dhe listat e udhëtarëve që kanë hyrë në vend më 22.11.2021.

Sigurimi i listave nga pikat kufitare pritet të bëhet me qëllim që të krahasimi i udhëtarëve, pasi sipas deklaratës së prokurorit Sarafov, nga autobusi i djegur mungon një pasagjer.

Të njëjtën procedurë e kryen edhe Prokuroria Bullgare, e cila krahason listat e vendkalimeve kufitare për hyrje të udhëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë më 18.11.2021 dhe listat e hyrjeve nga Republika e Turqisë me Republika e Bullgarisë më 22.11.2021 dhe dalje nga Republika e Bullgarisë,

Në aksidentin tragjik që ndodhi të martën, më 23 nëntor, humbën jetën 44 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut.