Misteri në aeroportin e Newcastle, avionët pezull në ajër (VIDEO)

Reshje të dendura bore kanë përfshirë anembanë Anglinë dhe Uellsin në fillim të kësaj jave, me britanikët që do u duhet të “duelojnë” me temperaturat nën zero dhe erërat e forta që shënojnë kaos në qarkullim rrugor dhe ajror, por edhe ndërprerje të energjisë.

Ndërkohë, një video që po qarkullon në rrjet tregon tmerrin që kanë përjetuar avionët në Aeroportin e Newcastle, teksa era me fuqi mbi 50 milje për orë, i pengon të ngrihen në fluturim.

Aty shihet qartë sesi disa avionë qëndrojnë për pak minuta pezull në ajër.