Lamphrai Srinuan nga Tajlanda e ka të pamundur të ecë pa paterica, për shkak të gjoksit gjigant që i prek shpatullat, shpinën dhe kraharorin.
46-vjeçarja e dalloi fryrjen fillimisht 3 vjet më parë, por nuk i vuri shumë rëndësi, derisa nisi të kishte dhimbje në fund të vitit të shkuar.
2 muaj më parë, bashkëshorti e çoi në spital, ku mjekët u habitën nga gjendja e saj. Ata i bënë gruas skaner dhe ekzaminime të tjera, por nuk gjetën shenja tumori.
“E kam shumë të vështirë qoftë të ulem apo edhe të flejë natën. Gjoksi po bëhet gjithnjë e më i rëndë dhe më dhemb qafa e kurrizi”, rrëfen Lamphrai në një shkrim të botuar nga Mirror.
46-vjeçarja po bën tashmë apel për ndihmë për shpenzimet mjekësore dhe shpreson që dikush do të mund ta ndihmojë për të kuruar këtë gjendje.
Ndonëse Lamphrai nuk është diagnostikuar, gjendja e saj është e ngjashme me hipertrofinë e gjoksit, një sindromë e cila shkakton rritjen në mënyrë të pakontrolluar të gjoksit.



