Mister mbi dorëshkrimin e vetëvrasjes së Kurt Cobain

Teoritë konspirative kanë rinisur të qarkullojnë edhe në 25 vjetorin e vdekjes së solistit të grupit legjendar “Nirvana”.

Avokati i tij pretendon se këngëtari nuk ishte autori i shënimit të vetëvrasjes.

Në prill të vitit 1994, Cobain u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seattle, Washington me një plumb në kokë, kjo sipas raportimit të policisë.

Por, që nga vdekja e tij, ka pasur shumë teori konspirative rreth ngjarjes, të cilat hedhin idenë se muzikanti u vra dhe nuk u vetëvra.

Përveç burimeve të shumta, përfshirë edhe raportin zyrtar të policisë, teoricienë dhe miqtë e ngushtë vazhdojnë të spekulojnë mbi vdekjen e Kurt.

Në vitin 2015, në dokumentarin kushtuar Cobain, ish-avokatja e Kurt, Rosemary Carroll deklaroi se nuk besonte që shënimi për vetëvrasjen, e gjetur në shtëpinë e artistit, të ishte shkruar nga ai vetë.

Siç reportohet nga “Daily Star”, Carroll kontaktoi me një hetues privat, Tom Grant, menjëherë pas vdekjes së yllit, për të hetuar rreth vdekjes dhe e regjistroi telefonatën.

Në dokumentar, Carroll, një shoqe e ngushtë e Cobain, tha: “Nuk besoj se e shkroi ai.”

“Ndihem njësoj si momentin kur e lexova.

“Nuk e shkroi ai.”

Shumë teoricienë ndajnë të njëjtin këndvështrim për këngëtarin problematik.

Ata besojnë se katër rreshtat e fundit të letrës, i vetmi paragraf i lidhur me vetëvrasjen, është shkruar me një kaligrafi të ndryshme nga pjesa tjetër e dokumentit.

Pjesa tjetër e letrës, besojnë ata, është deklaratë se Cobain donte të linte gruan dhe të tërhiqej nga biznesi i muzikës.

Ekspertët krahasuan kaligrafi të tjera të Cobainit me atë që ishte shkruar në shënimin e vetëvrasjes dhe gjetën mos përputhshmëri.

Në seritë “Misteret e Pashpjegueshme”, eksperti i kaligrafisë, Reginald Alton tha se një tjetër dorë kishte shkruar fundin e letrës.