Missi kosovar që u tallen më të flet për gabimet në videoprezantim

Videoja e saj po shihet kudo në rrjetet sociale.

Fjala është për paraqitjen skandaloze të Miss Universe Kosova, Zana Berisha në Tajlandë.

Vajza e cila e ka përfaqësuar Kosovën gjatë një interviste u pa se kishte vështirësi të jashtëzakonshme të artikulimit jo në anglisht, por edhe në gjuhën shqipe.

Përveç kësaj, sekuenca kur prezantohet me katër fjalë, ‘Zana Berisha from Kosovo’ ishte një nga videot më qesharake që keni parë ndonjëherë.

E ftuar në emisionin ‘Prive’ ajo tregon arsyen përse ndodhi një gjë e tillë.

“Një njeri me dy orë gjumë duke qenë i stërlodhur nuk mundet me fol rrjedhshëm un kam qenë personi i parë që kam folur, kjo është arsyeja edhe pse kam fol në atë formë dhe nuk ka mundur të kthehej video inçizimi”, shprehet Zana.