Miss Kosova flet për romancën me Majk dhe zbulon të vërtetën

Biondja joshëse, Blerta Veseli e cila rrëmbeu kurorën e “Miss Kosova” këtë vit, u përfol për një lidhje me këngëtarin e famshëm Majk.

Aludimet nisën pasi Blerta Veseli dhe këngëtari publikonin foto nga të njëjtat vende. Thashethemet u shtuan pasi Miss-i postoi një selfie të Majk në Instagram-in e saj me mbishkrimin “Hacked”.

Por gjatë një interviste, Blerta Veseli i hodhi poshtë lajmet duke thënë se nuk është e vërtetë që ka pasur një romancë mes saj dhe këngëtarit.

Ajo u shpreh se aktualisht është single dhe do qëndrojë vetëm për një kohë të gjatë.

Asnjëra nuk është e vërtetë. Unë jam single, kam qenë single dhe do të jem single për një kohë të gjatë,”– tha ajo për “Prive”.

Ndërsa pyetjes nëse do preferonte më shumë të qëndronte vetëm apo në një lidhje toksike iu përgjigj: “Single dhe e lumtur.”1 nga 3  

Gjithashtu interes u tregua edhe për herë e fundit, që Miss Kosova ka kryer marrëdhënie seksuale, por ajo hezitoi që të kthente përgjigje.

Marrëdhënia e fundit seksuale,”- u pyet Blerta Veseli, e cila iu kthye gazetarit: “Si je mirë? Ngjyra e verdhë të shkon shumë.