Rubin Kazani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Akhmat Groznyt në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit rus.

Kjo ishte fitorja e parë për ta pas katër ndeshjeve pa fitore në Superligën e Rusisë, ndërkaq nuk kishte si mos të mungonte edhe kontributi i Mirlind Dakut.

Ylli kosovar ka vazhduar me formën e tij pozitive të golave këtë sezon duke gjetur golin edhe kësaj radhe ndaj Akhmat Groznyt.

26-vjeçari shënoi në minutat shtesë të pjesës së dytë për rezultatin 2-0 pas asistimit të Dmitry Kabutov.

Ky ishte goli i gjashtë i Dakut në 11 ndeshje këtë sezon për Rubin Kazanin teksa ka edhe dy asistime në emrin e tij.

Kujtojmë se pasi kishte munguar në grumbullim e kaluar, Daku ka marrë ftesën e përzgjedhësit Sylvinhos për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve këtë muaj.

ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m

— «Рубин» Казань (@fcrk) October 5, 2024