Sulmuesi kosovar

Mirlind Daku shënon gol të bukur ndaj skuadrës serbe, Rubin Kazan fiton miqësoren

Rubin Kazan ka shënuar fitore në miqësoren ndaj skuadrës serbe, Napredak Krushevac.

Ndeshja u zhvillua në Turqi, atje ku skuadra ruse po kryen fazën përgatitore.

Mirlind Daku po vazhdon të tregojë formë të mirë në këtë fazë përgatitore, teksa sot ishte autor i një goli.

Sulmuesi gjilanas shënoi në minutën e 59-të, për t’ia dhënë epërsinë e parë në ndeshjen skuadrës së tij.