Mirlind Daku: Allahu ma shpërbleu agjërimin e Ramazanit

Sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku realizoi gol në fitoren e Kosovës 3-1 kundër Turqisë, për grupmoshat U21.

Ish lojtari i Llapit tha se kjo ishte si rezultat i shpërblimit që i bëri Zoti pas agjërimit të Ramazanit.

“Allahu ma shpërbleu agjërimin e muajit të Ramazanit dhe shënova kundër Turqisë.

Gëzim i madh edhe pse humba një rast të mirë. Ishte shumë e lehtë me bashkëpunu me Lirimin.

E njoh qysh kemi qenë të vogël. Partneriteti në fushë është refklektim edhe i partneritetit jashtë fushës. Ne jemi motivuar pas fitores së Kosovës kundër Bullgarisë, e kemi shikuar një video” deklaroi Daku për Supersport.