Miriam Cani me dedikim të veçantë për Albanin në ditëlindjen e 39-të

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot (e martë) ditëlindjen e 39-të.

Siç rëndom ndodh, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët që mban në rrjete sociale.

Një të veçantë e ka pranuar edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani, me të cilën është së bashku prej shumë vitesh.

Ajo ka zgjedhur një imazh domethënës të partnerit pranë fëmijëve për ta uruar në përvjetorin e lindjes.

“Mëngjesi më i ëmbël për mua. Gëzuar ditëlindjen babi më i mirë në botë. Do të duam sa të kemi frymë”, ka shkruar ajo.