Partesh

Mirëpritet largimi i kamerave ilegale nga komunat me shumicë serbe

Pothuasje në çdo shtyllë këtu në Komunën e Parteshit, deri dje kishte të vendosura kamera ilegale.

Të tilla kishte edhe në Kllokot e Ranillug.

E në të tre këto komuna, së fundi 50 kamera sigurie u sekuesturan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Sipas Policisë në Rajonin e Gjilanit, deri tek kjo erdhi pas dyshimeve për kryerje të veprës penale “fotografi dhe incizime te paautorizuara”.

Këto kamera kanë qenë aty për një kohë të gjatë.

Sipas zëvendëskryesuesit në Kuvendin Komunal të Kllokotit, Admirim Etemi, ato u vendosën nga strukturat paralele serbe.

Etemi thotë se ato ishin të vendosura në gjithë territorin e komunës me shumicë serbe.

Largimin e këtyre kamerave ilegale po e mirëpresin edhe qytetarë shqiptarë e serbë.

Ndërsa dikujt tjetër sekuestrimi po i pengon.

Lidhur me këtë aksion, nga Prokuroria nuk kanë kthyer përgjigje për Televizionin 7.

BONUS VIDEO: Xhafer Gashi: Sondazhet flasin për një rritje të madhe të LDK-së