Mirënjohje Post Mortum për Qerim Qoqajn që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me kamion në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka ndarë mirënjohje për disa personalitete në 20 vjetorin e çlirimit të Gjilanit.

Me këtë rast Haziri ka ndarë mirënjohjen Post Mortum edhe për humanistin Qerim Qoqaj që humbi jetën në mars të këtij viti në një nga aksidentet më të rënda në qytetin e Gjilanit.

Përpos mirënjohjes, kreu i Gjilanit ka vendosur edhe pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku jetoi e veproi humanisti i Gjilanit.

““Kush e ka mendu që në këtë ditë të çlirimit, në vend se ta urojmë Qerim Çoçaj, po ia dorëzojmë mirënjohjen post mortum familjes së tij dhe po e vendosim pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku ai veproi si humanist i jashtëzakonshëm. Ai u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Është i vetmi që e kemi nderuar si humanist pas vdekjes. Familja duhet të jenë krenarë që e patën!”, ka deklaruar gjatë ceremonisë kryetari Lutfi Haziri