Vila e Radojçiq

Mirena sfidon VV-në, kërkon publikimin e “incizimeve” nga vila e Radoiçiqit

Ilir Mirena, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar “thashethemet” se në vilën e Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i kërkuar nga Kosova ndërkombëtarisht për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Në shkrimin e tij, Mirena ka kërkuar që VV-ja duhet t’i bëjë publike të gjitha këto incizime.

Tutje, Mirena ka shkruar se nësë këto incizime nuk bëhen publike, atëhërë ka dy arsye.

“Nese VV i ka dhe nuk i publikon keto incizime, e bene per dy arsye, po i ruan per te shantazhuar kundershtaret politike ne kohe fushate zgjedhore, ose eshte duke i redaktuar dhe selektuar per te hequr njerezit e vet, eventualisht per te fshire ndonje komunikim te ndonje Mimoze….” – ka shkruar Mirena.