Analisti

Mirena: Policia ka nevojë për rritje paga e shtesa të rrezikshmërisë dhe jo për flija e turshi të presidentes

Analisti dhe gazetari, Ilir Mirena ka reaguar pas raportimeve se Njësia Speciale Intervenuese ka bojkotuar “Darkën e Lamës” të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Mirena përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policia ka nevojë urgjente me ua rrit pagat, me ua kthy shtesat e rrezikshmërisë, më pas sigurime shendetësore dhe jetësore.

Ai tutje ka shkruar se ata nuk kanë nevojë për flija, kulaqa të piteve e turshi të Presidentes.

Policia kane nevoje urgjente me ua rrit pagat, me ja kthy shtesat e rrezikshmerise, me pas sigurim shendetesor e jetesor… Ata s’kane nevoje per flija, kulaqa t’piteve e turshi t’Presidentes. Kane nevoje te trajtohen me dinjitet.” – ka shkruar Mirena.