Mirena: Në korrik 1990 Millosheviqi mbylli RTP-në, 33 vite më vonë në korrik Kurti mbyll Klan Kosovën

Gazetari kosovar, Ilir Mirena, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

 Mirena ka thënë se më 5 korrik 1999, regjimi i Sllobodan Millosheviqit e kishte mbyllur Radio Televizionin e Prishtinës, derisa 33 vite më vonë, pikërisht në muajin e njejtë, Albin Kurti mbyll televizionin Klan Kosova.

Mirena ka thënë se s’do të bënte një krahasim të tillë, por s’ka shembuj të tjerë në Kosovës.

Reagimi i plotë:

 – Me 5 korrik 1990 Sllobodan Millosheviqi kishte mbyllur Radio Televizionin e Prishtines.

– 33 vite me vone, ne muajin e njejte, më 28 korrik 2023, Albin Kurti mbyll televizionin Klan Kosova.

Nuk do ta kisha terhequr kete paralele, por nuk kemi shembuj te tjere ne Kosove…