Mirena: LDK dhe VV kanë frikë të garojnë të vetme në zgjedhje

Analisti politik Ilir Mirena tha LDK dhe Vetëvendosje po e dijnë saktë se nuk do të fitojnë zgjedhje prandaj po duan të hyjnë bashkë në zgjedhje.

Sipas Mirenës nga kjo frikë që kanë po kalkulojnë për koalicion.

Mirena në Debat Plus në RTV Dukagjini tha se as njëra e as tjetra nuk e kanë pasur qëllim që të jenë bashkë së paku në këtë fazë pasi që edhe nuk kanë orientim të njëjtë ideologjik mes vete.

Mirena tha se koalicioni parazgjedhor u dëshmua se është projekt i Albin Kurtit e jo i Lëvizjes Vetëvendosje.

loading…