Ilir Mirena

Mirena: Duhet me e mendu seriozisht një gjykatë të veçantë për Vetëvendosjen dhe Kurtin

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas pranimit nga kryeministri Albin Kurti se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Mirena sugjeroi se kur “ky vend futet në binarë të normalitetit, duhet me e mendu seriozisht një gjykatë të veçantë për Vetëvendosjen dhe Kurtin”.

Sipas Mirenës, “rrena dhe mashtrimi i fundit i Albin Kurtit” doli në sipërfaqe sot.

Gazetari shtoi se maska po i bie kryeministrit më shpejt se që ka menduar.

Postimi i plotë:

Rrena dhe mashtrimi i fundit Albin Kurtit sot i doli ne siperfaqe.

Maska po i bjen, shume me shpejt se qe e kam mendu, ama dami qe i eshte be vendit eshte shume i madh. Ndoshta i pariparueshem.

Nese ndonjehere pushon ku karusel i çmendurise kurtiane, ku e ka fut edhe votuesin e vet, dhe ky vend futet ne binare normaliteti, duhet me e mendu seriozisht nje gjykate te veçante per Vetevendosjen dhe Kurtin.

K’ta duhet me dhane pergjegjesi per krejt damet qe ia kane ba Kosoves, prej kur jane formu me 2005, e deri me sot.

Gati 20 vjet sulme mbi gjithçka te ketij vendi, eshte shume. Teper shume.

K’so sulme do ta sfilitnin edhe nje shtet shume me te konsoliduar ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht, e lene mo nje shtet te sapoformuar me nje mije e nje probleme, si Kosova….