Mirena: Çfarë spoti të poshtër e bëri VV, numëron bashkëpunimet e saj me partitë opozitare

Gazetari Ilir Mirena me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur ”spot të poshtër” videon e fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kritikoi ashpër ish-krerët e shtetit kinse për keqqeverisjen e tyre 20-vjeçare.

Ai ia ka numëruar VV’së bashkëpunimet e saj me partitë opozitare si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

”Çfare spoti te poshter bon partia e cila eshte ne pushtet qe dy vjet, plus ne bashkeqeverisje me LDK’ne nja 6 muaj, ka pushtetin ne disa komuna dhe e ka udhehequr kryeqytetin per disa vite, dhe e cila tani i ka te gjitha hallkat e pushtetit ne dore,” thotë ai.

Mirena është në dilemë se çfarë do t’i premtojë qytetarëve partia në pushtet gjatë fushatës së ardhshme, pasi disa nga temat më të përmendura nga ana e tyre nuk janë realizuar, të paktën deri më tani.

Në videon e publikuar, VV shpërfaqet si parti që nuk ka bashkëpunuar me partitë opozitare, edhe pse ata gjatë kohës që ishin në opozitë kanë pasur bashkëpunime me të gjitha partitë politike, përveç me Partinë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Çfare spoti te poshter bon partia e cila eshte ne pushtet qe dy vjet, plus ne bashkeqeverisje me LDK’ne nja 6 muaj, ka pushtetin ne disa komuna dhe e ka udhehequr kryeqytetin per disa vite, dhe e cila tani i ka te gjitha hallkat e pushtetit ne dore!
Po get ja kane nise lojes se ulet dhe po bahen gati per zgjedhje… Shmoklana, çka doni me thane ne zgjedhjet e ardhshme?
Qe do ta luftoni korrupsionin, qe do ta luftoni familjarizmin dhe nepotizmin ne punesime, qe do ta beni bashkimin kombetare, qe nuk do te dialogoni kurre me Serbine pa kerkuar falje, pa i gjetur te pagjeturit dhe pa i paguar demet e luftes, qe do ta largoni ate qenin tapall ne QKU, qe s’do te kemi telashe me energji elektrike, qe te rinjte nuk do te ikin nga ketu dhe diaspora do te kthehet per te jetuar dhe investuar ne Kosove, qe do te rrisni pagat, qe do t’i arrestoni oligarket dhe hajnat dhe “do t’i levizni kembet, sipas endrrave te te varferve”, qe do t’ja ktheni shpresen ketij vendi, e rrena te panumerta qe i keni propaganduar nder vite….
Keta, si te paafte qe jane, kane aftesi vetem te krijojne konflikte, per te mbuluar deshtimin monumental ne qeverisje. Edhe ky spot eshte ne kete fryme.
Disi me greva u mbyll, prandaj te krijojme nje zhurme te re per te mos bere asgje. Te bejme gjithçka per te mos bere asgje, kjo eshte logjika e qeverisjes se Albin Kurtit….