Aty ku jetojnë figurat sovjetike.

Mirë se vini në Transnistri, kombin që nuk e njeh askush në tokë

Çfarë e formon një komb? Është qeveria, kufijtë, himni, pasaporta, presidenti? Po sikur të kishit një komb që i ka të gjitha këto gjëra, mirëpo nuk është i njohur nga asnjë vend në tokë? Mirë se vini në Trasnistria.

Gjëja e parë që mund të vëreni në këtë komb, janë skulpturat e Leninit. Në fakt, i gjithë vendi qëndron gjithmonë në përkujtim të së kaluarës sovjetike. Ju mund të shihni piktura të Josef Stalinit nëpër dyqane, si dhe flamuri Transnistrian përmban një çekan dhe një drapër. Mirëpo pavarësisht nderimit kombëtar të figurave sovjetike, Transnistria nuk është shtet komunist, transmeton Ballkani.info

Kur Bashkimi Sovjetik u shpërnda në vitin 1990, vendi i ri i Moldavisë njoftoi planin e saj për t’u bashkuar me fqinjin e saj, Rumaninë. Por shumica e moldavëve në lindje të lumit Dniestër ishin folës rusë dhe ata nuk donin të vepronin në të njejtën mënyrë. Kështu që e shpallën pavarësinë.

Lufta transnistriane filloi në vitin 1992, vazhdoi për katër muaj dhe përfundoi me një armëpushim. Në fund, kombi më i madh vendosi t’i japë atij më të vogël një shkallë të kufizuar autonomie, por ende vazhdon të mos e njohë pavarësinë Transnistrisë. Pra, zyrtarisht ky nuk është një komb, pavarësisht kësaj askush nuk dëshiron të ndërhyjë në sovranitetin e tyre. /Ballkani.info/