Miratohet vaksinimi me dozën e katërt kundër COVID-19 për disa kategori

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka miratuar vaksinimin me dozën e katërt kundër coronavirus për disa kategori.

Bëhet fjalë për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.

Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi është marrë me rekomandim të Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19.

“Lejohet vaksinimi me dozën e katërt Rekomandimet e aprovuara janë mbështetur në organizatat kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë”, thuhet mes tjerash në njoftim.