Miratohet Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr.1 të marrëveshjes IPA 2017

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen virtuale ka shqyrtuar dhe u miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi i këtij Projektligji është ratifikimi i “Amendamentit Nr.1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së”.

Amendamenti ka për qëllim rialokimin e 2.3 milionë eurove të pashpenzuara dhe kursimeve, në kuadër të Instrumentit të Përafrimit me Acquis të Bashkimit Evropian dhe mundësinë e kontraktimit të kësaj shume në kontratat ekzistuese brenda afatit kontraktual prej tri vjetësh nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.