Kuvend

Miratohet projektligji për administratën publike dhe agjencitë e pavarura

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me votimin i amandamenteve të dala nga Komisioni për Administratë Publike për projektligjin për administratën shtetërore dhe agjencitë e pavarura.

Fillimisht deputeti i PDK-së, njëhersh kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputetët e tjerë që të votojnë amadamentet e këtij projketligji, pasi që siç tha ai, në të kundërtën do të ketë pasoja të mëdha në sistemin e reformës.Edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ftoi deputetët që të votojnë amandamentet përcjellëse të projektligjeve në fjalë, pasi që sipas tij, kjo do të ishte garancë për një administratë publike më të organizuar dhe më efikase.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kërkoi që amandamentet e projektligjeve në fjalë të votohen veç e veç.