Miratohet nisja e negociatave me Malin e Zi për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar nisja e negociatave për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje përmban gjithsej 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë në mes të dy shteteve.

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se kjo marrëveshje ka për qëllim eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në Kosovë deri më tani janë 16 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë