Ligji Anti-Covid është votuar sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kjo është bërë e ditur nga deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se i njëjti ligj është proceduar për Kuvend ku do të votohet në lexim të parë.

“Edhe pse pak u vonua , Komisioni për shëndetësi e mirëqenje sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-covid me ç’rast u procedua për Kuvend për lexim të parē”, ka shkruar deputeti.