Miratohet me shumicë votash kërkesa e Agim Bahtirit për ‘bashkimin e Mitrovicës’
Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativ të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit.
Pro kanë votuar gjithsejtë 31 asamblistë.
Kjo kërkesë e Agim Bahtirit ka ardhur pas dorëheqjes së Goran Rakiqit nga posti i kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës.