Miratohen disa konkluza në Bruksel për liberalizimin e vizave për Kosovën

Liberalizimi i vizave për Kosovën vazhdon të jetë në rrugën e duhur edhe pas takimit të deritashëm të Këshillit për Punët e Përgjithshme të BE-së që po mbahet sot në Bruksel.

Gjatë këtij takimi, ministrat e Bashkimit Evropian i miratuan disa konkluza mbi përparimin e vendeve sa i përket procesit të zgjerimit.

Sipas një teksti që e ka parë REL-i, ministrat kanë përshëndetur përparimin që e ka bërë Kosova në procesin e reformave, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit si dhe në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, është kërkuar vazhdimi i përpjekjeve për luftë kundër krimit të organizuar.

“Në konkluza shprehet mbështetja edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe pritja që çështja të përmbyllet sa më shpejt.” – thuhet në raportim.