Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Greqia, reagon Rama si ministër i Jashtëm

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edi Rama ka reaguar në lidhje me miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.

Rama ka përshëndetur këtë miratim dhe ka uruar Tsipras dhe Zaev, duke i cilësuar ata si miqtë e tij.

“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama ndër të tjera.