Evan Spiegel

Miranda Kerr bëhet nënë për herë të katërt, i plotësohet dëshira për të patur 3 djem

Miranda Kerr është bërë nënë për të katërtën herë. Përmes një postimi në Snapchat, Miranda ndau lajmin e bukur dhe u shpreh e emocionuar për lindjen e djalit, duke treguar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Pierre.

“Jemi të tejmbushur me gëzim nga lindja e rrezes sonë të diellit, Pierre Kerr Spiegel”, duke shtuar se ndihet shumë e bekuar. Ajo në një rrëfim të mëparshëm kishte treguar se e kishte ëndërr të ketë 3 djem dhe me sa duket kjo iu realizua.

Kerr, 40 vjeç dhe bashkëthemeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, janë prindër të 2 fëmijëve të tjerë, Hart, 5 vjeç dhe Myles, 4 vjeç. Miranda është edhe nëna e Flynn, nga marrëdhënia me Orlando Bloom.

Postimi i plotë: