Mira Murati thotë se aplikacioni i ChatGPT-s për përdoruesit e Android do të lansohet javën e ardhshme

Aplikacioni i chatbotit me Inteligjencë Artificiale ChatGPT për përdoruesit e Android do të lansohet javën e ardhshme.

Lajmi u bë i ditur nga kompania që qëndron prapa këtij softueri, OpenAI dhe nga shefja shqiptare e teknologjisë në këtë kompani, Mira Murati, transmeton Telegrafi.

Aplikacionin mund ta para-porositni nga tani në dyqanin e Google Play Store.

ChatGPT, ishte lansuar në muajin nëntor në versionin ueb dhe fitoi popullaritet të madh në mesin e përdoruesve që tani e përdorin në përditshmëri.

Aplikacioni për përdoruesit e iOS ishte lansuar muaj më parë, por jo edhe për përdoruesit e Android.