Miqt shtrojnë darkë për Avni Arifin, ai së shpejti largohet nga Kosova (FOTO)

Shefi i stafit në kabinetin e kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi para disa dite është zgjedhur ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara të Arabisë.

Detyrën e re, si duket ia kanë mirëpritur edhe shokët dhe kolegët e punës, transmeton Ballkani.info.

Në profilin e tij në Facebook, Arifi ka shpërndarë një fotografi ku shihet me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin i cili i ka ftuar në darkë të përshëndetjes Arifin dhe disa nga kolegët e tjerë.

“Darkë e përshëndetjes nga Ardian Gjini për mu me disa nga ata që dekadën e fundit në të mirë dhe të keq kemi qenë bashkë. Tradita do të vazhdoj”, ka shkruar Arifi, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se Arifi veçse është dekretuar nga presidenti Thaçi për detyrën e re dhe pritet që së shpejti të udhëtojë për në Arabi. /Ballkani.info