Miqësia e vërtetë: Qeni vjedh bar për të ushqyer buallin e uritur (VIDEO)

Miqësia mes një qeni dhe bualli mund të duket e pamundur. Por kjo video tregon se jo vetëm mund të ekzistojë miqësia mes tyre por edhe i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit.

Pamjet kanë kapur momentin kur qeni merr bar nga një karrocë dhe ia hedh buallit të uritur.

Bualli është i lidhur në hangarin e tij dhe e ka të pamundur të ushqehet vetë.

Ndaj miku i tij vrapo tek një karrocë të mbushur me bar, kap ushqimin me dhëmbë dhe ia dërgon kafshës.

Menjëherë bualli fillon të ushqehet.