MINT publikon çmimet e derivateve| Nafta lirohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve.

Sipas MINT, një litër naftë sot në Kosovë do të kushtojë 1.76 euro, përderisa një litër benzinë është 1.40 euro dhe gazi do të kushtojë 0.72 centë.

Kjo ministri ka njoftuar se këto çmime do të vlejnë për sot dhe nesër deri të martën në ora 10:00.