Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nuk pret që stadiumi nacional i Kosovës të ndërtohet në këtë vit, pasi që nuk ka mjete të majftueshme.
Gjatë raportimit të saj para komisionit, Ministrja Dumoshi ka theksuar se kosto për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës ësht e lartë dhe se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare.
“Ne e kemi projektin e fizibilitetit, i cili ka përfunduar, tash do të bëhet edhe një komision, i cili do ta rishikojë komplet edhe një herë projektin. Projekti është shumë i kushtueshëm”.
“Ne e dimë që këtë vit, siç e potencova, deri në muajin gusht nuk kemi mund të nisim asnjë procedurë të aktivitetit të prokurimit. Pothuajse është vit i humbur për investimet kapitale. Aty parashihet diku 70 milionë deri në 100 milionë për t’u kryer stadiumi. Besoj që duhet bërë një zgjidhje, se a ka Republika e Kosovës një buxhet të tillë për ndërtimin e këtij stadiumi në këtë fazë, apo duhet të shihet edhe partneriteti publiko-privat” – ka deklaruar Dumoshi.
Ndryshe, stadiumi nacional i Kosovës është paraparë që të ndërtohet në Bernicë me një kapacitet prej 30 mijë ulsëve dhe parashihet që të kushtojë 50 milionë euro.







