“Ministrja për moral”, Rozeta Hajdari, merret me veshjet e punëtorëve të MINT-it

Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdarin po e pengon veshja e punëtorëve të kësaj ministrie.

Ajo madje për këtë i është ankuar edhe sekretarit të MINT.

Në vend se të punojë diçka në kohën kur çmimet janë ngritur, të mundohet të tërheq ndonjë investim e punë të tjera që i përkasin, Hajdari po merret me veshjen e punëtorëve.

Demokracia.com ka siguruar një e-mail të ministres Hajdari ku e adreson këtë çështje.

“Prej fillimit të mandatit tim shoh kolegë me sjellje dhe veshje jo profesionale gjatë orarit të punës në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.  Për të adresuar këtë cështje, gjeni të bashkangjitur Rregulloren (QRK)-nR.04/2015 për Kod8in e Mirësjelles në Shërbimin Civil I cili është fuqi dhe DUHET TË ZBATOHET!”, ka shkruar Hajdari,.

Ministrja Hajdari përveç që e bën ‘policen e moralit’, ditëve të fundit ka pasur shpesh punë me gjykatën.

Në rastin e parë ajo ka qenë  pasi e ka shkelur me veturë një fëmijë, ndërsa të dytin për mosdeklarim të pasurisë.