Ministrja modeste e qeverisë Hoti, vaktin e bukës e konsumon në veturë, rrugës për në takime pune

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, njihet si njëra ndër ministret më modeste në kabinetin Hoti.

Duke qenë se axhenda e saj është tepër e ngjeshur, Dumoshi shumicën e kohës e kalon duke udhëtuar për në takime të ndryshme.

Kjo ka bërë që në shumë raste ajo ta konsumojë drekën në makinë dhe me një ushqim tepër modest, ç’ka nuk jemi mësuar ta shohim tek politikanët e tjerë.

Eshtë shefja e kabinetit të saj, Gentiana Azemi, e cila ka shpërndarë pak minuta më parë një fotografi në facebook, ku zonja Dumoshi shihet duke konsumuar vaktin e bukës në makinë.