Ministrja Hoxha: Ne e kemi kryer punën për vizat, radha e BE-së të dëshmojë se është partner i besueshëm

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, David McAllisterin, Kryesues i Komisionit për punë të jashtme, siguri, mbrojtje dhe të drejtat e njeriut (AFET), njëherësh raportues pranë Parlamentit Evropian, dhe me këtë rast ka diskutuar për liberalizimin e vizave.

Hoxha ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave nga McAllisteri, dhe ka theksuar se Kosova ka zbatuar rekomandimet për liberalizimin e vizave, duke zbatuar ato një nga një nga udhërrëfyesi për liberalizim.

Ministrja vlerësoi lartë angazhimin e McAllisterit si dhe të Komisionit AFET, për inkurajimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, me theks të veçantë, të arriturat në përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi.

Fushata e filluar rreth liberalizimit, theksoi Ministrja, ka hasur në mirëkuptim tek qytetarët, duke marrë informacionet e duhura për respektimin e procesit si dhe të mirat e lëvizjes së lirë.

Gjithashtu, Hoxha kërkoi nga McAllisteri që të procedohet sipas afateve dhe lëvizja e lirë të mos bëhet pengesë për zhvillimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Është radha e BE-së të kryej pjesën e vet pasi që ne kemi plotësuar kriteret dhe të dëshmojë se është partner kredibil”, theksoi Ministrja në takim.

Ministrja Hoxha ndwrkohw nw njw intervistw pwr ‘Zwri’, ka thwnw se votimi pwr liberalizimin e vizave mund tw shtyhet dhe se wshtw e vwshtirw qw tw ndodh kwtw vit./Express/