Ministrja Haxhiu thotë se PLAN-i deshi incidente dje në veri të vendit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka lavdëruar punën e institucioneve në menaxhimin e situatës së krijuar me koronavirus, si pasoj e të cilit deri më tash janë konfirmuar 145 raste, prej tyre pesë të reja vetëm sot.

Ajo thotë se menaxhimi më i mirë i situatës aktuale është qasja e duhur e qeverisë së bashku me disiplinën e qytetarëve për të shmangur sa më shumë që të jetë e mundur përhapja e kësaj sëmundje që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë botën.

 

 

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se qytetarët, partitë e PLAN-it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira.

“Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren. Të d ashur qytetarë, ruajeni qetësinë, shmangni deklaratat e tyre me motive përçarëse dhe vazhdoni t’i besoni atyre që po bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve, stafit mjekësorë e po ashtu edhe policisë, ashtu siç keni bërë deri tash”, porosit Haxhiu.